Aksion policor në Shijak, arrestohet një person i shpallur në kërkim.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim për plāgosje të rëndë dhe ārmëmbajtje pa leje.

Specialistët e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan të shumëkërkuarin, Alvaro Jashari.

Ai akuzohet se ka plāgosur shtetasin Henri Isai. Ngjarja ka ndodhur më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi.

Asokohe Policia në një njoftim paraprak raportonte se, “në rrethana ende të paqarta është plāgosur me ārmë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re