VLORE- Gjykata e Vlorës ka dënuar sot me 24 vite burg Blendo Alikajn, i cili akuzohet për plagosje së tre personave. Ngjarja në fjalë ndodhi në 3 nëntor të vitit 2017, pranë Poliklinikës në qytetin e Vlorës, në lagjen “Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës.

Alikaj bashkë me një tjetër person qëlloi me armë zjarri automatik, ndërsa tre persona u plagosën.32-vjeçari u arrestua në muajin nëntor të vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë.

Kujtojmë se Alikaj nuk është i panjohur për policinë, pasi është person me precedent penal, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, por po hetohet edhe për vepra të tjera penale.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re