Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 50-vjeçar të shpallur në kërkim prej 5 vitesh. Arben Kadriu rezulton të jetë autor i një plagosjeje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar në dhjetor 2012, ku 50-vjeçari plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij pas një konflikti.
Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, policia e Dibrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili një ditë më parë konfliktua dhe kanosi dy persona të tjerë, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ai akuzohet për veprat penale “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”.