Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal në zonën e Breshias në Itali, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Viktima mësohet se është Ruben Wlodkowski, 32-vjeç me origjinë shqiptare i lindur në Peschiera, në provincën e Veronës.

Gjashtë personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, një djalë 16 vjeç, një djalë 28 vjeç, një vajzë 34 vjeç, dy gra 41 dhe 73 vjeç dhe një burrë 47 vjeç.

Po ashtu, në mjet me 32-vjeçarin shqiptar ka qenë edhe një grua, e cila raportohet se ka mbetur e plagosur rëndë.

Mësohet se shqiptari ka qenë shoferi i një automjeti tip “Porsche”, e cila duke ecur me shpejtësi të madhe, goditi makina të tjera dhe më pas përfundoi në anë të rrugës në një pemë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re