Një grua dhe një tre burra, njëri prej tyre shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë grabitur një hotel “La Perla” në Colonnella, në 23 janar.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari i arrestuar është Rigent Xhixha, ndërsa gruaja është e moshës 43-vjeçare e me iniciale S.C., dhe një 37-vjeçar.

Bashkë me ta u arrestua edhe 69-vjeçar, i cili dyshohet se i ndihmoi të tre personat të shmangnin hetimet duke i pritur në shtëpinë e tij në provincën e Ascoli Piceno.

Ngjarja

Në mbrëmjen e 23 janarit, disa minuta pas mesnatës, një burrë dhe një grua me fytyrat e mbuluara dhe të armatosur, përkatësisht, me një pistoletë dhe një sëpatë të madhe, u futën në dhomën e hotelit. Ata kërcënuan punonjësin dhe kishin mundur të merrnin paratë që gjendeshin në arkë . Bëhet fjalë për grabitjen e rreth 26 mijë eurove dhe më pas ishin zhdukur.

Po ashtu ata kishin kërcënuar edhe një person që kishte qenë në lokalin e hotelit që të hiqte telefonin e tij dhe të mos filmonte skenën.

Mësohet se mbrëmjen e 30 janarit shqiptari Rigent Xhixha kishe shtënë me armë drejtë një makine policie që patrullonte.

Tashmë të katër të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re