Një 30-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Mallakastër në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Në pranga u vu Albert Kodhelaj, i cili qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri. Policia i sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Albert Kodhelaj 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak”, thotë policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re