Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kurbinit, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri. Panorama TV mëson se bëhet fjalë për makinën e ish-deputetit të PS, Armando Prenga, i cili ka bërë edhe denoncimin në polici.

Armando-Prenga-2
Ish-deputeti i PS, Armando Prenga

Sipas tij, “në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij”.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Kurbin/Informacion paraprak

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re