Një efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat është pezulluar nga detyra. AMP njofton se punonjësi i policisë ka thyer rëndë Kodin Etik pasi një qytetare është ankuar se është goditur nga ai. Berati TV mëson se bëhet fjalë për efektivin Dejvi Toska.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Bëhet fjalë për Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re