Identifikohet shoferi i kamionit që ra sot nga Ura e Kolshit në Kukës. Bëhet fjalë për Ferit Lleshin.

37-vjeçari, ndërsa drejtonte kamionin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Për gjetjen e trupit janë angazhuar polumbarët e Renea-s, si dhe shërbimet e Policisë se Kukësit.

Mësohet se thellësia e liqenit, rreth 15 metra, e ka vështirësuar me tepër punën e polumbarëve, të cilët prej dy orësh vijojnë kërkimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re