Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një shtetas i identifikuar si Banush Dalipi duke drejtuar biçikletën është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tecit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Voskopit”, shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.