Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar në Vaun e Dejës dhe nga kontrolli fizik iu gjetën 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

Arrestimi i Ton Marku, është bërë në kuadër të operacioni ‘First Step’ për goditjen që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Operacione policore të njëpasnjëshme për të parandaluar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i një hetimi disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “First step”. Sekuestrohen 2000 fara cannabisi.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re