Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim për për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.   

Kreshnik Aliaj, 39 vjeç, banues në Korçë, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të DVP Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

K. A., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re