Skip to content

Emri/Shefi i forcave speciale emërohet drejtor i Policisë së Burgjeve

Pas shkarkimit të bërë disa muaj më parë të Bardhyl Kaçorrit, ministrja e Drejtësisë ka gjetur zëvendësuesit e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, duke caktuar në këtë detyrë një emër të njohur nga radhët e policisë shtetit.

Enver Levani mësohet se caktuar në këtë post. Ai vjen në këtë detyrë duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.

Shkaku për largimin e Kaçorrit u bë për shkak të daljes për një vizitë në zonën e ish-bllokut, të t ë dënuarit me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti. Një vizitë nga burgu i Peqinit për t’u mjekur në një klinkat private në zonën e ish-bllokut shkaktoi një furtunë në drejtorinë e burgjeve, ku veç Kaçurrit u largua edhe drejtori i burgut të Peqinit.