Është vënë në pranga 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i kompanisë kur për shkak të shembjes së një masivi kromi në Klos është zhdukur një 29-vjeçar, i cili u zu poshtë bashkë me një fadromë.

Sipas policisë, 29-vjeçari më iniciale A.B., nuk është gjetur që prej ditës së djeshme. I riu ishte duke punuar me mjetin fadromë, kur u zu poshtë nga masivi i rërës dhe mineralit.

Nga shembja e masivit është çarë edhe një rezervuar uji. Ndërkohë mësohet se fabrika në të cilën përpunohej kromi ishte marrë me qira dy shtetas kinezë.

 

Njoftimi i policisë

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin Admir Lala, 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko