BULQIZË– Personi që shihni në foto është Dorjan Dema, i dyshuar si autor i vrasjes së 26-vjeçarit në Bulqizë. Sipas policisë, i riu është goditur me mjet prerës dhe kjo ka rezultuar fatale për të.

Banorët thonë se viktima nuk ishte konfliktual ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga katër persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.

26-vjeçari Dritan Manjani ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka pasur një zënkë mes të rinjve.

Pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive. Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26 vjeçari, i cili po konsumonte darkë me familjen.

Dyshohet se ai është goditur menjëherë nga Dorjan Dema. Familjarët dhe të afërmit e viktimës e kanë transportuar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të marra./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re