Pas disa javësh që nga ndalimi i tij nga Policia italiane në bashkëpunim me antimafien e Napolit të një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bashkim Allçiu, kanë dalë detaje nga hetimet e drejtësisë së vendit fqinj.

Allciu akuzohet për vepra penale të tilla si “krimet e skllavërimit”, “zhvatja e vazhdueshme” dhe “dëmtimi fizik personal” në drejtim të dy motrave nga Ukraina, shkrujnë mediat italiane.

Në dëshminë e tyre, thuhet se ato kishin shkuar në Itali për të bërë punë të ndershme, por kishin përfunduar duke prostituuar në rrugët e Italisë, në zonën periferike të Giuliano në Kampanja.

39-vjeçari u kap në flagrancë pasi shkoi të merrte vajzat gjatë mbarimit të turnit. Ai i nxirrte ato në rrugë, i detyronte të shisnin trupin e tyre dhe u merrte paratë. Madje, shtetasi shqiptar kishte kërkuar 10 mijë euro nga njëra prostitutë, që të lirohej nga “puna”, pasi ishte shtatëzënë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re