Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, 28-vjeçarit, Manuel Mone, iu gjetën disa 18 doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat iu sekuestruan së bashku me dy celularë dhe një shumë parash.

“Si rezultat, në rrugën kryesore të fshatit Poro, u kap në flagrancë shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Poro. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.     

I riu e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re