Një 49-vjeçar u arrestua në fshatin Buçimas të Pogradecit në kuadër të operacionit policor të koduar “Veprimtaria”.

Gjatë kontrollit të lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, nisi procedimi penal për një 15-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjet një sasi e vogël kanabisi, të cilën ia kishte shitur 49-vjeçarit Kastriot Sulstarova.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Veprimtaria”.

Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një 15-vjeçar, i cili kishte blerë, një sasi me lëndë narkotike, tek pronari i lokalit.

Sekuestrohen një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 3 celularë dhe një sasi lekësh.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në Pogradec, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veprimtaria”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen nr. 1, Pogradec, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal edhe për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit  fizik, iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar cannabis, të cilën ia kishte shitur shtetasi K. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra një sasi me lëndë narkotike, 3 celularë dhe një sasi lekësh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re