Shkarkohet shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë, Oltion Agolli për performancë të dobët në lidhje me menaxhimin e situatës së COVID-19. Shkarkimi është firmosur nga drejtori i policisë Ardi Veliu. Me të njëjtin motivacion i është dhëne vërejtje shefit te komisariatit nr. 2.

Lajmi pak minuta më parë u bë publik nga Rama, teksa tha se “u them shqiptarëve vetëm kaq, do vij dita që do të më gjykoni, por mos kërkoni të bëj të mirin kur faktet flasin ndryshe. Dje është shkaktuar shefi i komisariat që mbulon zonën e parkut të liqenit sepse dje përtej orarit kishte një numër të papranuar njerëzish, është shkarkuar. Mos u çudisni që pas një jave Tirana nga zona e kuqe të kthehet në zonë e mbyllur fare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re