Shkodra ka humbur edhe një tjetër artist nga koronavirusi Covid-19.

Mësohet se Enrik Çefa mbylli sytë në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi në 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim.

Çefa është i famshëm si kompozitor, por edhe si këngëtar në Shkodër.

Një nga këngët më të njohura që ai ka kompozuar eshtë edhe ‘Vajza shkodrane’

Enrik Çefa ka qenë muzikant/kompozitor dhe mësues muzike.

Vitet e fundit ai kishte dalë në pension.

Mësohet se ai ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re