Subscribe

Shpërthimi i një sasie të vogël tritoli në një banesë private në lagjen 18 Tetori ka shqetësuar qytetarët e Lushnjes.

Bëhet me dije se sasia e eksplozivit ka shpërthyer në banesën ku jetonte Altin Lamçe. Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Lexo edhe :Related Posts

Kjo nuk është hera e parë që në këtë lagje është vendosur tritol.

Edhe në 26 korrik të këtij viti pati sërish shpërthim tritoli në këtë lagje, në banesën ku një viti më parë jetonte familja Lamçe.

Ndërkohë që dy herët e para kanë qenë në tetor dhe në dhjetor të vitit të kaluar. Pas shpërthimit të dytë më 31 dhjetor të vitit të kaluar, familja Lamçe u largua nga banesa.

Aktualisht bëhet me dije se Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë. Ai njihet si tregtar fruta-perimesh në Lushnje.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës.

Njoftimi:

Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re