Skip to content

EMRI/ Shpërthimi në Ksamil, i plagosur një 28-vjeçar, ja cila është gjendja e tij

Pak para mesditës një shpërthim i fortë ka tronditur Ksamilin. Nga shperthimi i një bombole gazi është plagosur një 28- vjeçar.

Ai është Fitim Idrizi, banor i Ksamilit. Sipas bluzave të bardha të urgjencës Sarandë mësohet se djegia është e gradës së dytë, në krah, parakrah dhe nga gjunjët e poshtë.

Gjithashtu djegie ka edhe në fytyrë. Njëherazi 28 vjecari ka edhe dëmtim të gishtit të vogël të dorës. Sipas burimeve spitalore në Sarandë, pas ndihmës paraprake në këtë spital 28 vjeçari Fitim Idrizi për mjekim të specializuar do të niset drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç, i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb