Edmond Naska, 71-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës, ka kërcënuar se do të hapë zjarr dhe refuzon të dorëzohet.

Ai ka qëlluar me armë zjarri, nga ballkoni në katin e parë të një pallati ku jeton, rreth orës 10:20 dhe dyshohet se është me probleme mendore.

Uniformat blu raportojnë se nga të shtënat nuk ka të lënduar dhe se aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë forcat RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e Edmond Naskës, i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko