Skip to content

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në periferi te Shkodrës. Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza, 33 vjeç.

 

Ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen e rëndë. Policia ka  ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.