Paraditen e sotme një shtetas shqiptar tentoi të grabiste një bankë në Athinë, por pasi doli nga ambientet e bankës me para, u plagos rëndë nga policia.

Shqiptari është identifikuar si Elton Thoma Zoto, me origjinë nga qyteti i Delvinës.

LEXO EDHE: Shqiptari tenton të grabisë bankën në Athinë, përplaset me policinë dhe përfundon në spital

38-vjeçari pasi pa që po ndiqej nga një punonjës policie, i cili ishte jashtë orarit të punës, tentoi të sulmonte me thikë, por ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar 4 herë më armë, 3 herë në bark dhe një herë në këmbë.

Pas të shtënave, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca e cila e ka dërguar shqiptarin në spital ku u intubua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re