Policia e Tiranës ka kapur dhe arrestuar  23 -vjeçarin, Enrik Ismalaj që tentoi të vidhte në një filial banke në Unazën e Re.

Mësohet se 23-vjeçari ka tentuar ta grabisë filialin e kësaj banke, duke hapur derën kryesore me mjete rrethanore, por kanë qenë  banorët e zonës që kanë njoftuar menjëherë  forcat e policisë, po ashtu edhe sinjali i bankës që ka njoftuar policinë private.

Kur është marrë në pyetje, ai ka mohuar se kanë ai personi që ka tentuar të grabisë bankën. Ismalaj, u zbulua jo vetëm nga shenjat e gishtave, por po ashtu edhe në saj të kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasin në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re