SARANDË- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person, i cili po planifikonte të vidhte një makinë. Personi i arrestuar është Fatjon Ogranaja. Ky i fundit, sipas hetimeve, është autori i një vjedhjeje tjetër, akt të cilin e ka kryer kohë më parë.

Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e veprimtarisë së tij, dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore.

“Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet në flagrancë shtetasi Fatjon Ogranaja, zbardhet edhe 1 vjedhje tjetër e kryer më parë nga ky shtetas, në qytetin e Sarandës”, thuhet në raportin policor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re