Skip to content

EMRI/ Tmerrohen kalimtarët, një person gjendet i vdekur në mes të qytetit

 

Një person është gjetur i pajetë në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në Sarandë. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.

Mësohet se viktima është identifikuar si Andrea Gjoka, ndërkohë që trupi i pajetë është pikasur fillimisht nga ana e kalimtarëve.

Ata lajmëruan menjëherë ambulancën dhe Policinë, dhe më pas i dërgua trupi i pajetë i viktimës drejt morgut.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa Policia po heton nëse kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale apo kriminale.