Serxho Sula, 26 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Volos të Greqisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26-vjeçar,  sipas informacioneve, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Sipas TheNewspaper.gr , në rrethana të paspecifikuara, motoçikleta e tij ka dalë nga rruga, duke bërë që drejtuesi të humbte jetën në vend.

I riu shqiptar jetonte në Nea Jonia, Volos, dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re