Skip to content

EMRI/ U gjet i vrarë në banesë, identifikohet 68-vjeçari në Vlorë, policia kontrolle në dalje të qytetit

640 0 1728849102xpolicia naten 1 463 640x375 1

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se viktimë e një grabitjeje të dhunshme ka mbetur Bashkim Durmishi. 68-vjeçari është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dyshohet se është grabitur.

Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, policia po kryen kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.