Policia e  Lezhës ka kapur dhe arrestuar 45-vjeçarin, Eduard Koka, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në banesën e 45-vjeçarit, policia  gjeti dhe sekuestroi 7 maska dhe 4 armë të ftohta.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi 45 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re