Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku 23-vjeçari ish-polic, Leonard Duka, ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re