53 vjeçari Agron Keta që u përplas nga një fradomë të mëkurën në liqenin e Pogradecit është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gazetari Roland Beqiraj raporton se gjendja e pushuesit nga Tirana ka qenë kritike dhe ka nevojë për ndihmë më të specializuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi” ndërsa mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga 31-vjeçari Denis Piperi. Mësohet se pushuesi ka qenë në gjumë kur është aksidentuar. Mjeti i rëndë shërbente për pastrimin e mbetjeve liqenore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re