Një aksident i rëndë u shënua ditën e sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një automjet përplasi një këmbësor i cili edhe pse u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, mësohet se ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Raportohet se këmbësori që humbi jetën në spital është i moshës 55 vjeç.

Ai është Adriatik Gishta, ndërsa drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin është Kerjol Dervishaj.

Dyshimet e para janë se këmbësori ka qënë në gjendje të dehur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re