42-vjeçari Agron Asllani i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në fshatin Bru Zalla të Krujës, është arrestuar në ambientet e spitalit ditën e sotme nga policia.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të SPAK. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj bëjnë me dije se 42-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim me akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim droge.

Lexo edhe :Related Posts

Agron Asllani mbeti i plagosur një ditë më parë pas një konflikti të çastit nga 52-vjeçari Imer Kameri, i cili vijon të jetë në kërkim.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re