Agron Manaj nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra këtë të martë, teksa punonte për riparimin e rrjetit elektrik në fshatin Çerrilë të Memaliajt.

Elektriçisti Agron Manaj po punonte së bashku me kolegun e tij, kur ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Plagëve nuk ka mundur dot t’i mbijetojë 54-vjeçari Agron Manaj, ndërsa kolgu i tij me inicialet A.H., 55 vjeç, fatmirësisht ka marrë dëmtime të lehta.

Rikujtojmë se i ndjeri është elektriçisti i 3-të që humb jetën në zonën e Gjirokastrës brenda pak muajsh.

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, dëmtohen rëndë dy punonjës të OSHEE-së

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re