Skip to content

EMRI/ U qëllua me plumb në kokë, identifikohet shqiptari që u vra në Greqi

GREQI- Një tjetër shqiptar u ekzekutua me gjakftohtësi në Greqi. Bëhet fjalë për 51-vjeçari Aleksandër Zaka, i cili është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në ishullin e Salaminës.

Referuar mediave vendase, ai u gjet nga miku i tij, teksa është konstatuar se është qëlluar me armë zjarri pas koke.

Sipas informacioneve paraprake, 51-vjeçari njihej nga banorët e lagjes së tij si një njeri i qetë teksa nuk ka pasur asnjëherë sjellje problematike. Viktima kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri./ n.m.