Skip to content

EMRI/ U raportua i plagosur, humb jetën 37-vjeçari në Pogradec! Dyshohet se u rrëzua në rrugë teksa ishte i dehur

Një person i plagosur është gjetur pak minuta më parë në zonën e quajtur “Agjencia” në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet.

Sipas informacioneve, të gazetares së Top Channel, Djorjela Çule, ai është dërguar në urgjencë me dëmtime.
Ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spital. Egli Proga rreth 37 vjec dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur dhe është rrëzuar në rrugë.
Po shihen kamerat e bizneseve në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.