Policia ka arrestuar 40-vjeçarin, i cili u paraqit në spital në orët e para të mëngjesit të djeshëm (26 Maj) u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Raportohet se 40-vjeçari Elton Andreica alias Muça, është vetëplagosur aksidentalisht në banesë në fshatin Marikaj të Vorës me armën që e mbante pa leje.

Më pas, ai ka shtënë disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e ngjarjes, 40-vjeçari me dy mbiemra ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Ndërkohë është arrestuar edhe 43-vjeçari Sokol Kuçi, i cili e transportoi të vetëplagosurin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Elton Andreica alias Muça ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma e zjarrit u gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.

U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.

Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:

E. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko