Një 30-vjeçar, i identifikuar si Bledar Manga, është arrestuar nga policia në Dibër pasi vodhi në spitalin rajonal një shumë parash dhe dy celularë.

Sipas policisë, 30 vjeçari është futur në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës ku u ka vjedhur 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, një shumë parash dhe 2 celularë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re