Një aksident tragjik në punë, në një kantier ndërtimi, i ka marrë jetën një 57-vjeçari shqiptar në Itali, në via Deledda alla Besurica.

Mësohet se viktimë ka mbetur Përparim Tafa, i cili jetonte në Martinengo me gruan dhe dy vajzat.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të pasdites të së enjtes, 11 Prill, ku shkak është bërë shembja e një muri prej betoni mbi të, në një zonë ku po zhvillohej një gërmim.

Sipas mediave italiane, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse së bashku ambulancën, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar shqiptarin, i cili kishte mbetur i pajetë në fund të vendit ku po gërmohej.

Dinamika e saktë e ngjarjes nuk është ende e qartë, ndërsa thuhet se shqiptari mund të jetë mbytur nga disa panele mbajtëse që po vendoste.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re