Policia në Lezhë ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
37-vjeçari ka kërcënuar me hanxhar edhe punonjësit e policisë, pasi këta të fundit tentuan ta prangosin. Në pranga ka rënë shtetasi Mikel Biba.
“Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës, vihet në pranga autori.
37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.
Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
