Një 33-vjecar shqiptar, i identifikuar si Mirjan Smakaj ka rënë në prangat e policisë pasi u gjet në një fermë ku kultivohej kanabis teksa ishte veshur vetëm me të mbathura. Ai tha se e kishin mashtruar se do të punonte në një fabrikë, ndaj e gjeti veten në fermën e kanabisit me vlerë 116 mijë paund.

33-vjeçari, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar shkurtin e kaluar me shpresën për të dërguar para në shtëpi te prindërit e tij të sëmurë ishte përballuar me presione për të punuar në tregtinë e drogës. Por nuk mori asnjëherë aq para sa të kishte për të dërguar në shtëpi.

Prokurori David Maunder tha dje në Gjykatën e Swindon Crown se policia u thirr nga një fqinj për të raportuar për një vjedhje në Rrugën Omdurman në orët e para të 28 korrikut të vitit të kaluar. Efektivët mbërritën menjëherë dhe gjetën Smakajn jashtë pronës, të veshur vetëm me mbathje e duke folur në celular.

Ai u tha oficerëve të policisë: “Unë nuk flas anglisht”. Brenda pronës ishte një fermë kanabisi, e cila përgatitej për tu shitur ndërsa bimët rriteshin nën dritë artificiale. Në një dhomë kishte vetëm një shtrat e një tavolinë.

Në total, policia sekuestroi më shumë se 16 kg kanabis. Në varësi të sasive në të cilat është shitur, të korrat mund të kishin vlerë prej 56,000 deri 116,000 paund.

Avokati Mark Ashley tha se klienti i tij shqiptar nuk kishte dënime të mëparshme as në Britaninë e MADHE dhe as në Shqipëri. Ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në Shkurt 2020 me shpresën për të fituar para për t’u dërguar në shtëpi prindërve të tij, të cilët pësuan një numër ankesash shëndetësore.

Ashley tha: “Ai erdhi në këtë vend nga një ndjenjë besnikërie, duke u përpjekur të ndihmonte familjen e tij, duke shpresuar se do të ishte në gjendje ti dërgonte para. Realiteti i të qenit një emigrant në këtë vend u godit shumë shpejt sepse megjithëse ai fillimisht bëri punë të tjera, por sapo kuptuan se ishte nga Shqipëria ata ose nuk e paguanin ose i jepnin një pagë shumë të ulët. Për sa i përket vetë veprës, ai mendon se është mashtruar pasi i kanë thënë se do të bëhej kopshtar. Disa burra të tjerë shqiptarë thanë se do të kishin punë për të. Ai mendoi se do të ishte një marrëveshje më e mirë, ndaj e pranoi.”

Ai kishte qenë nën një “presion të madh” për të vazhduar punën si një kopshtar kanabisi. Ai merrte pak ose aspak pagë dhe, që kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kishte mundur të dërgonte para në shtëpi për prindërit e tij.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko