Një 48 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Devoll. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se 48 vjeçari Florian Muçka nga Mirasi prej kohësh konsumonte alkool.
Ai është gjetur i varur në banesë ditën e sotme nga familjarët e tij. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar policinë. Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen.