Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Durrësit vetëm dy muaj pasi rifitoi lirinë. I riu u kap duke vjedhur baterinë e dy automjeteve, teksa më herët ishte arrestuar për po të njëjtën vepër penale.

Me datë 4 dhe 23 të muajit dhjetor, 30-vjeçari, Erixhian Shatrolli, ka vjedhur bateritë e dy automjeteve në lagje të ndryshme të Durrësit.

Uniformat blu po punojnë për të zbuluar të tjera vjedhje që mund të jenë kryer nga i arrestuari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re