Hazbi Velsula, autori i dyshur i vrasjes së 65-vjeçarit, Selim Velsula, në fshatin Xibër të bashkisë Klos, është arrestuar në Allias të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) disa orë pas krimit.

Autori i dyshuar raportohet se është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Hazbi Velsula ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu rrethuan zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga..

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko