Policia ka ndaluar në Tiranë, personi që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, krim i ndodhur mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Viktima Renato Hoxhaj (Majta) & Autori i dyshuar (Djathas)
Blutë kanë ndaluar shtetasin Erlis Mehmetin me origjinë nga Tropoja, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se i ka dhënë makinën vrasësit të Renato Hoxhajt.
Policia e Vlorës ka identifikuar makinën me të cilën lëvizi atentatori, ndërsa mjetit raportohet se iu ishin ndërruar edhe targat, që dyshohen se ishin të vjedhura.
Ndërkohë një prej vrasësve dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.
Erlis Mehmetajt i është sekuestruar dhe një telefon ku janë gjetur biseda, të cilat kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur që ta arrestojnë.