Skip to content

EMRI/ Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori: E godita pasi…

5023791 768x512 1

Një sherr banal mes dy të rinjve në Lutraki të Korinthit u kthye në tragjedi me një 17-vjeçar shqiptar të vrarë dhe një 19-vjeçar grek të ndaluar.

Sipas autoriteteve greke, çdo gjë ka nisur kur viktima Aleks Vangjeli, i datëlindjes 2009, me orgjinë nga Berati, është paraqitur në spital me plagë shkaktuar nga mjeti prerës në zonën e barkut.

17-vjeçari dyshohet se shkoi në shtëpi dhe u shtri pasi u godit me thikë në gjoks, pa i treguar familjes së tij se si ishte plagosur. Në agim, ai u gjet i vdekur në shtrat nga vëllai i tij, i cili e çoi në Spitalin e Korinthit.

Ndërkohë, një 19-vjeçar shkoi në Qendrën Shëndetësore me një plagë thike, duke pretenduar se ishte plagosur në një aksident me makinë, gjë që mjekët sigurojnë se nuk është e vërtetë dhe se plagët e tij janë shkaktuar nga një thikë.

17-vjeçari kishte qenë i vdekur prej disa orësh, 19-vjeçari kishte lëndime në gjoks dhe bark“, thotë një mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Lutrakit.

Ndërkohë, së fundmi, ka rënë në pranga autori i dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit.

Autori është një 17 vjeçar, shtetas grek. Sipas tij, shkak ishte një sherr banal mes tyre.

Në pranga u vu edhe e nëna e tij pasi mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e lënies pa kujdes të të miturit, dhe tentativa për fshehje të provave.

Viktima Aleks Vangjeli jeton vetëm me të ëmën mbas divorcit të prindërve të tij.