ITALI– Një 49-vjeçar është lokalizuar dhe kapur në Itali me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për Artur Doku alias Gent Sherifi.

Ai rezulton i dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur një tjetër. Tashmë, autoritetet do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga Gjykata e Apelit./n.m.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re