Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin nacional Berat Lushnje.
Aksidenti në afërsi të fshatit Çukas ka ndodhur kur shtetasi Veli Mara sapo ka zbritur nga motoçikleta ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.
Në ato momente një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Rudin Lila 25 vjeç e ka përplasur, ndonëse është përpjekur t’a shmangë.
Pasi është një ftuar ambulanca dhe ka shkuar në vendngjarje Mara është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një shkaqet e aksidentit ka qenë personi që i ka prerë rrugën mjetit. Pritet ekspertiza teknike e policisë për të hedhur dritë mbi këtë aksident.
Veli Mara, i aksidentuar sot në rrugën nacionale Berat Lushnje është nisur në spitalin e Traumës. Mjekët e Lushnjes sapo e kanë stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore e kanë nisur 60-vjeçarin për mjekim më të specializuar. Gjendja e tij sipas mjekëve të Lushnjes është kritike.